Mr.Driton Nebiu thërret për unifikim drejt nje fitore të ASH-së

0

Të nderuar Haraçinas,

Nisur nga ideja për krijimin e kushteve më të mira për punë, aktivitet e jetesë të banorëve të kësaj ane, e me dëshirë që kohën dhe njohuritë ti shfrytëzojmë në drejtim të krijimit të një ardhmërie më të mirë për të gjithë ne e në veçanti të brezave që do të lëmë pas, Ju ftojmë që të na bashkangjiteni dhe bashkarisht të hapërojmë në misionin unifikues të Shqiponjës Kombëtare, Aleancës për Shqiptarët, dhe dyshes drejtuese Ziadin Sela e Arben Taravari, që për qëllim ka largimin nga skena e faktorit kryesor për gjendjen e mjerueshme të popullatës shqiptare në vend në përgjithësi e haraçinasve në veçanti dhe përmirësimin e kësaj gjendje që po na çon drejt boshatisjes so tokave të stërgjyshërve tanë.
Një gurë i vendosur në Kalanë e përbashkët, më mire se një gurë i larguar.
Të jemi guri që peshon në vendin e vet, e jo guri që shëndrrohet në guralec.

Me shumë respekt

Driton Nebiu – Anëtar i kryesisë së degës së ASH-së Haraçinë!

Anëtar i Kuvendit Qendror!