Arben Taravari ka patur një përballje direkte me Ali Ahmetin dhe e ka fituar bindshëm

0

U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari ka patur një përballje direkte me Ali Ahmetin në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të zgjedhjeve lokale në Gostivar.

Kujtojmë se në çdo tubim nëpër lagje dhe fshatra të BDI-së në Gostivar, prezent ka qenë Ali Ahmeti duke kërkuar vota “Votoni për mua”, ose këtë më mirë e vërteton fakti që Artan Grubi në tubimin qëndror në Gostivar uluronte “Vota në Gostivar është votë për Ali Ahmetin!”.

Rikujtojmë se Arben Taravari e fitoi Ali Ahmetin që nga raundi i parë, mirëpo në orët e vona të natës KSHZ, doli me një deklaratë se për dikundi rreth 10 vota shkohet në raund të dytë.

14 ditë kampanjë në Gostivar nga raundi i parë në të dytin, Ali Ahmeti qëndroi në Gostivar për 15 ditë së bashku me Venko Filipçen, Mila Carovskën, Artan Grubin, madje Filipçe dhe Carovska grumbullonin njerëz nëpër lagje të ndryshme duke premtuar shumë.

Dita e zgjedhjeve erdhi, dhe Arben Taravari me 18.685 vota fiton bindshëm ndaj Ali Ahmetit dhe kabinetit qeveritar me 5703 vota dallim.

Tash, me zgjedhjen e Arben Taravarit, U.D. Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, shpresa e popullit shqiptar është rikthyer për të bë ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut.

Arben Taravari na rikujton fitoren kundrejt Ali Ahmetit me këtë video: https://fb.watch/fFo2_DXZSt/