Taravari: ”ASH-ja çdoherë e ka ndëgjuar zërin e antarsisë

0

Në emisionin Klan Debat, Taravari tha se ASH-ja gjithmonë ka ndjekur dhe zbatuar demokracinë në parti.

”ASH-ja çdoherë e ka ndëgjuar zërin e antarsisë, nuk them që s’kemi gabuar kemi gabuar por përsëri e them në çdo degë ka vendosur antarsia, pra në rastin që po thoni në Bogovinë ka vendosur kuvendi qendror, ne vendosëm emrat e gjithë kandidatëve, nuk është e vërtetë nuk nuk u përfill apo nuk u ndëgjua zëri i antarsisë”

Në pyetjen e gazetares se sipas rezultateve pësoi ASH-ja?

Taravari tha se ata kishin rezultat pak më të dobët se herën e kaluar në Bogovinë, sipas Taravarit në ASH gjithmonë ka pasur frymë demokratike bile e kemi tepru me demokraci të brendshme partiake.