Fushata e ASH-së arrin sukses, Ahmeti e Thaçi binden ta heqin 20 përqindëshin

0

Fushata e Aleancës për Shqiptarët për largimin e 20 përqindëshit nga Kushtetuta dhe emërtimin e Gjuhës Shqipe, pas shumë viteve po arrin sukses. Së fundmi në këtë iniciativë janë bindur edhe dy kretarë të partive shqiptare, ai i BDI-së, Ali Ahmeto dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi. Iniciativa e filluar nga Ziadin Sela dhe që vazhdon të zhvillohet nga Arben Taravari, është kusht i Aleancës për Shqiptarët për ndryshimet kushtetuese. Ahmetit dhe Thaçit ju desht të ulen në një takum disa orësh për të bindur njëri tjetrin se kjo iniciativë duhet të pranohet, me qëllim që përfundimisht të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe. Pajtimi i Ahmetit dhe Thaçit duket i vonuat dhe vjen pasi paraprakisjt Zaev dhe Mickovski kishin shprehur gadishmëri, por megjithatë është e dobishme dhe vjen në prag të hapjes së Kushtetutës.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përshëndesin guximin e Ahmetit dhe Thaçit për të tejkaluar veten dhe për të pranuar këtë iniciativë në interes konbëtar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.