Taravari diskuton me presidentin e Shqipërisë për Abeteren e unifikuar dhe Muzeun e Alfabetit (VIDEO)

0

“Trajtuam edhe disa çështje të cilat i kemi si problematike në Maqedoninë e Veriut, mendojmë se ai mund të fascilitojë dhe ndihmojë në këtë proces. Janë punë të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha shtetet shqiptare, edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë. Bisedohet për Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, që duhet të jetë një muze i cili do të mbahet ashtu si duhet dhe do ta ketë pamjen ashtu si e meriton. Objekti është komplet i shkatërruar dhe mendoj se kjo çështje duhet të inicohet.

VIDEO:

https://fb.watch/gp7ElAyDtQ/

Abetarja e cila tashmë është e unifikuar për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ngec puna diku në Maqedoninë e Veriut edhe pse aktualisht ministër i arsimit është kuadër i BDI-së, bëhet fjalë për një shqiptar dhe punët nuk ecin si duhet. Kërkuam që presidenti eventualisht me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe si autoritet nëse mund të fascilitojë diçka që ky proces të shkojë shumë më lehtë”, ka deklaruar kreu i ASH-së.