Snopçe në Alsat: ASH është ideatore e tryezës së partive shqiptare

0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha se Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që nuk është kundër takimit të partive shqiptare për heqjen e ternit ofendues “20%” për gjuhën shqipe, por ai kujtoi se ASH është vetë ideatore e tryezës së partive shqiptare.

VIDEO: https://fb.watch/gxniE52Va9/

“Aleanca për Sgqiptarët është ideatore e tryezës së rrumbullakët të partive politike shqiptare, zoti Ziadin Sela që në vitin 2017. Një ndër deklaratat e përbashkëta të kësaj tryeze është zgjedhka e Kryetarit të Kuvendit dhe sot e kemi realitet, zoti Talat Xhaferin e kemi kryetar Parlamenti. Pra kjo ka lindur si një deklaratë e përbashkët nënshkruar në tryezën e përbashkët të partive shqiptare. Andaj ne normalisht nuk mund të jemi kundër një nisme që ka qenë ideja jonë”, deklaroi Snopçe.