Aziri: Aktorë vendor dhe miq të jashtëm, e shohin Aleancën si partner solid

0

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në emisionin “24 Analiza” në TV24 deklaroi se në takimin e liderëve nuk ka pasur ofertë konkrete nga shumica qeveritare për hyrje në Qeveri.

– Kryetari jonë është shprehur dhe nëse ka diçka të tillë do të diskutojmë si kryesi dhe do të sjellim vendim. Nëse ekziston interesim nga shumica që Aleanca të jetë pjesë e shumicës, unë mburrem me këtë. Aktorët e brendshëm dhe miq ndërkombëtare e shohin Aleancën si partner solid në integrimet euroatlantike. Aleanca si e tillë ka vepruar edhe deri më tani, qoftë në pushtet qoftë në opozitë. Kur janë në pyetje interesat strategjike të shtetit, vlerësoj se kemi vepruar si burrështetas. Takimin e liderëve e përshëndesim dhe vlerësojmë se është mënyra më e mirë të ballafaqohen mendimet për interesat strategjike. Mund të jetë e vonuar, por më mirë është tani, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit, deklaroi Aziri.