Ende nuk ka epilog konkret për skandalin me shtetësinë e RMV-së, që i është dhënë oligarkut rus, Oleksandër Onishçenko, i afërt me regjimin e Vlladimir Putin, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve dhe kërkohet nga Ukraina.
Ligjërisht përgjegjësia më e madhe për këtë skandal bie mbi MPB-në dhe Byronë për Siguri Publike. Për të fituar shtetësi në Maqedoninë e Veriut, mes kushteve të tjera kërkohet edhe vërtetim se nuk është i dënuar ose nuk zhvillohet procedurë penale në vendin amë.
Në Ukrainë, banorë i së cilës është Oleksandër Oshçenko, ndaj tij është hapur procedurë për shpëlarje parash dhe pasurim të paligjshëm.
