Studimi i FECH: Arben Taravari shembull pozitiv, i hapur dhe i afërt me çdo qytetar

0

Forumi për Ndryshime në Arsim – FNA në periudhën e fundit ka organizuar “fishbowl diskutime” me të rinjë nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi në lidhje me atë se sa të rinjtë janë pjesëmarrës në vendimmarje në nivel nacional dhe lokal.

Në këtë permbledhje të rekomandimeve të rinjtë e Gostivarit e kan dalluar Komunen e Goativarit dhe kryetarin Arben Taravari si shembull pozitiv për të qenë të hapur për të diskutuar me çdo qytetar.
shorturl.at/eG025

“Komuna e Gostivarit dhe kryetari Arben Taravari u përmend disa herë nga të rinjtë në Gostivar si shembull pozitiv për të qenë të hapur për të diskutuar me çdo qytetar”, thuhet në raportin e FNA-së.

Ky raport po ashtu Komunën e Gostivarit e paraqet si model që duhet ndjekur nga komunat tjera sa i përket ofrimit të hapësirës për të rrinjtë.

“Për më tepër, Gostivari është një rast sui-generis kur është fjala për ofrimin e hapësirës për të rinjtë. Që nga viti 2018 janë themeluar tri qendra rinore: Qendra Komunitare Rinore – YCC6, iCAN – Qendra e Burimeve Rinore7 dhe CoWork Gostivar8. Për më tepër, shembulli pozitiv është se komuna i financon ato çdo vit (qira hapësirash dhe shërbime zyrash), gjë që i lejon ata të funksionojnë pa pengesa. Ky shembull duhet të merret parasysh edhe nga komunat tjera”, thuhet mes tjerash në raportin e Forum for Educational Change-FECH (Forumit për ndryshime në Arsim-FNA). shorturl.at/eG025