Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar ambasadoren kroate në Shkup, Nives Tiganj, për hyrjen e Kroacisë në hapësirën Shengen dhe Eurozonë.
Taravari në urimin e tij thotë se suksesi i Kroacisë është frymëzim dhe model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“E nderuara ambasadore Nives Tiganj, Urime për hyrjen e Kroacisë në Eurozonë dhe zonën Shengen. Si anëtarja më e re e familjes evropiane, përparimi i jashtëzakonshëm i Kroacisë është burim frymëzimi dhe shembulli më i mirë për të ardhmen evropiane të rajonit tonë”, shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Twitter.
Dear Ambassador Nives Tiganj @CROinMK,
Congratulations on 🇭🇷’s entry in the Eurozone and the Schengen area.
As the youngest member of the EU family, 🇭🇷’s tremendous progress is a source of inspiration and the best example for the European future of our region. pic.twitter.com/qhpCbIG5qu— Arben Taravari (@TaravariArben) January 2, 2023
Nga një janari, Kroacia është bërë anëtare e hapësirës Shengen si dhe ka hyrë në Eurozonë, që do të thotë se valutë zyrtare për Kroacinë nuk do të jetë më kuna, por euroja.

