Alternativa e cila një javë më parë njoftoi se kalon në opozitë, ende nuk largohet nga Qeveria. Funksionarët e kësaj partie nuk japin dorëheqje dhe vazhdojnë të mbajnë postet në ekzekutiv. Përveç ministrave të shkarkuar nga Kuvendi, drejtorët dhe udhëheqësit e tjerë të emëruar nga kjo parti ende vazhdojnë të qëndrojnë në kolltuqet e tyre dhe të marin paga si drejtorë.
Për dallim nga Alternativa, në vitin 2017 kur Aleanca për Shqiptarët vendosi të vraktis Qeverinë, të gjithë funksionarët e kësaj parti për një ditë dhanë dorëheqje nga të gjitha postet qeveritare.
